spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
00:53
HomeKosovaArrestohet B.Sh., i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik

Arrestohet B.Sh., i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë i pandehuri B.Sh., në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për dyshime për keqpërdorim në prokurim publik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, B.Sh. dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 1, në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

- Advertisement -

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshime për aktivitete të kundërligjshme në fushën e prokurimit publik.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat