spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:36
HomeKosovaElezi: Procesi i përgatitjes për zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas planit

Elezi: Procesi i përgatitjes për zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas planit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me procedurat përgatitore për zgjedhjet e 9 shkurtit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka dhënë detaje nga përgatitjet e këtij institucioni.

“Që nga dita e shpalljes deri në ditën e zgjedhjeve, janë më shumë se 5 muaj e 20 ditë në dispozicion të KQZ-së. Procesi i përgatitjeve po zhvillohet normalisht dhe sipas planit të aktiviteteve”, ka thënë ai, raporton RTK.

- Advertisement -

Elezi ka pëmendur se po zhvillohet periudha e ndërrimit të qendrës së votimit dhe se qendrat komunale të numërimit janë vendosur.

“Deri në këtë kohë, KQZ është duke zhvilluar aktivitete të ndryshme, si dhe po vazhdon periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, e cila do të jetë deri më 26 dhjetor. Për këtë qëllim është funksionalizuar platforma elektronike ‘diaspora’”, ka thënë Elezi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat