Komuna e Prishtinës deklaron se ekipet e tyre janë në terren dhe plotësisht të përgatitura për të vepruar sipas nevojës, në funksion të sigurisë në rrugët e Kryeqytetit.
Në njoftimin e komunës theksohet se, “për shkak të temperaturave të ulëta, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në zonat rurale dhe malore, ku ekziston rrezik nga ngricat dhe rrëshqitjet e rrugëve”.
Rekomandohet:
- përdorimi i pajisjeve dimërore,
- ngasja me shpejtësi të reduktuar,
- respektimi i sinjalizimit rrugor dhe udhëzimeve të autoriteteve”, ua kujton komuna qytetarëve.
“Ekipet komunale do të vazhdojnë monitorimin dhe ndërhyrjet sipas nevojës, për të garantuar qarkullim sa më të sigurt”, vijon njoftimi.



