spot_img
E enjte, 5 Shkurt, 2026
03:15
HomeEkonomiZRRE përcakton tarifat e NEMO-s

ZRRE përcakton tarifat e NEMO-s

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zyra e Rregullatorit për Energji ka shqyrtuar të hyrat dhe tarifat e Operatorit të Nominuar të Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO), të cilat kanë mbetur të pandryshuara, pas votimit nga bordi i ZRRE-së.

Muharrem Gashi, Udhëheqës i Departamentit të Tarifave në ZRRE tha se ZRRE ka pranuar aplikimin e ALPEX-it për përcaktimin e të hyrave dhe të tarifave të NEMO për periudhën 2026–2028, e sipas tij, pas analizimit dhe shqyrtimit të aplikacionit në aspektin teknik, financiar dhe ligjor, ZRRE ka zhvilluar edhe procesin e konsultimit publik, ku ka dalë me raportin konsultativ, i cili ka qenë i publikuar në uebfaqen e ZRRE-së.

- Advertisement -

“Ky raport ka dalë në muajin dhjetor të vitit 2025. Gjatë kësaj periudhe nuk kemi pasur komente nga palët e interesit dhe as nga ALPEX-i. Shqyrtimi është realizuar në përputhje me Ligjin për Rregullatorin për Energji, Ligjin për Energji Elektrike dhe metodologjinë për përcaktimin e tarifave të operatorit të lejuar të tregut të energjisë elektrike NEMO. Kjo bazë ligjore i jep ZRRE-së kompetencë për miratimin e të hyrave të lejuara dhe të strukturës tarifore”, tha ai.

Gashi theksoi se të hyrat e lejuara të propozuara për zonën e ofertimit të Republikës së Kosovës përfshijnë komponentët rregullator standard.

- Advertisement -

“Siç janë kostot operative, kosotot që janë të lidhura me investimet kapitale, amortizimin, kapitalin e punës, pastaj janë tarifat e licencës mbi asetet. Vlerat e propozuara për Kosovën për vitin 2026 për të cilën të hyra janë 669, 028 euro për vitin 2026, viti 2027, 712, 410 euro,  dhe për vitin 2028, 835, 613 euro”, tha ai.

Gashi sqaroi se megjithëse të hyrat shfaqin trend rritës gjatë periudhës 2026-2028, kjo rritje, sipas tij,  nuk është si rezultat i tarifave, pasi tha se propozimi është që të mbetet tarifa aktuale ekzistuese. Por, siç shpjegoi ai, kjo buron nga rritja e kostove për njësi,  pasojë direkte e zgjerimit të portofoliove të anëtarëve të bursës.

“Rritja e të hyrave reflekton zhvillimin e tregut dhe rritjen e volumit të shitjes së energjisë dhe jo rritjen e barrës tarifore për pjesëmarrësit. Lista e tarifave të NEMO-s propozojmë të jetë e pandryshuar”, tha Gashi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat