spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
05:09
HomeKosova9 arrestime në Gjilan për manipulimin e votave: Policia nuk ndalet!

9 arrestime në Gjilan për manipulimin e votave: Policia nuk ndalet!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

GJILAN – Aksioni i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Gjilan ka prodhuar rezultatet e para konkrete. Deri më tani, 9 persona janë vënë në pranga nën dyshimin e bazuar për manipulim të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Burime të sigurta të storm• brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije se këto arrestime janë vetëm “maja e ajsbergut”. Sipas këtyre burimeve, lista e personave të përfshirë është shumë më e gjatë dhe operacioni pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim, duke përfshirë bastisje në lokacione të reja.

- Advertisement -

Të arrestuarit dyshohen se në cilësinë e komisionerëve dhe zyrtarëve zgjedhorë kanë tjetërsuar vullnetin e qytetarëve, duke favorizuar kandidatë të caktuar përmes falsifikimit të procesverbaleve. Prokuroria është duke analizuar çdo dëshmi të mbledhur nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, e cila po shërben si bazë për këtë valë arrestimesh që ka tronditur Gjilanin.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat