spot_img
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
04:08
HomeKosovaZgjedhjet 2025Komisionerë nga Vitia po intervistohen si të dyshuar për manipulim votash

Komisionerë nga Vitia po intervistohen si të dyshuar për manipulim votash

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një tjetër aksion është zhvilluar lidhur me dyshimet për manipulim votash të kandidatëve, këtë herë në rajonin e Gjilanit.

Disa komisionerë nga Vitia aktualisht janë duke u intervistuar lidhur me dyshimet për falsifikim rezultatesh zgjedhore.

- Advertisement -

Ketë e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Jemi në proces të intervistimit në koordinim me Prokurorin e Shtetit të personave të dyshimtë të Qendrës Komunale të votimit në Viti, lidhur me veprën penale “ Falsifikim i rezultateve të votimit”. Për ecurinë e hetimit të këtyre rasteve do të ju njoftojmë me kohë”, tha Hashani.

- Advertisement -

Nën të njëjta dyshime deri tash janë zhvilluar aksione në disa komuna të Kosovës dhe disa të dyshuar tashmë janë nën masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat