spot_img
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
04:11
HomeKosovaDrejtësiaSpecialja paralajmëron deklarimet përmbyllëse më 9 shkurt

Specialja paralajmëron deklarimet përmbyllëse më 9 shkurt

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Speciale ka publikuar një video përmbledhëse të procesit të gjykimit në Hagë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, duke shpjeguar atë se çfarë ka ndodhur që nga konfirmimi i aktakuzës e deri tek paraqitja e dëshmitarëve.

Specialja ka njoftuar se deklarimet përmbyllëse nga mbrojtja do të bëhen nga data 9 shkurt, dhe më pas gjyqtarët do të fillojnë vlerësimet e tyre konfidenciale.

- Advertisement -

“Fjalët përfundimtare në gjyqin Thaçi etj., do të fillojnë më 9 shkurt”, ka njoftuar Specialja.

Sipas njoftimit të Gjykatës, do të vlerësohet pesha dhe besueshmëria e secilit prej dëshmitarëve dhe secila pjesë e provave që janë ofruar.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat