spot_img
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
04:11
HomeKosovaProkuroria Gjilan: 23 të Ndaluar për Falsifikim Votash | Lajmi i Fundit

Prokuroria Gjilan: 23 të Ndaluar për Falsifikim Votash | Lajmi i Fundit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

GJILAN – Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar zyrtarisht se pas një aksioni të koordinuar me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh për 23 persona të dyshuar për përfshirje në manipulimin e votave të 28 dhjetorit.

Sipas prokurorit të rastit, të gjithë të ndaluarit (inicialet e të cilëve janë publikuar më herët nga storm•) dyshohen për veprat penale:
Falsifikimi i rezultateve të votimit (Neni 210 i KPRK-së).
Asgjësimi i dokumenteve të votimit.

- Advertisement -

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor prej 24 orësh, do të paraqesë kërkesën në Gjykatën Themelore në Gjilan për caktimin e masës së paraburgimit për të gjithë të dyshuarit. Hetimet janë zgjeruar edhe në analizimin e pajisjeve elektronike dhe telefonave të sekuestruar gjatë bastisjeve të sotme, ku dyshohet se ka komunikime që zbardhin rrjetin e plotë të urdhërdhënësve.

EKSKLUZIVE/ Ja “Lista e Zezë”: Kush është skuadra e krimit zgjedhor në Gjilan që manipuloi votat?

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat