spot_img
E enjte, 5 Shkurt, 2026
02:50
HomeKosova75 kongresmenë amerikanë kundër pezullimit të vizave, Kosova dhe Shqipëria në listë

75 kongresmenë amerikanë kundër pezullimit të vizave, Kosova dhe Shqipëria në listë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

75 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, ku shprehin shqetësimin e tyre për vendimin e administratës që të pezullojë vizat e emigracionit për 75 shtete, mes të cilave përfshihen edhe Kosova dhe Shqipëria.

Në letrën drejtuar Rubios, kongresmenët e cilësojnë këtë vendim si “skandaloz dhe diskriminues”, duke theksuar se ai prek rreth 40% të vendeve të botës dhe mund të ndikojë pothuajse gjysmën e emigrantëve të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara.

- Advertisement -

Sipas tyre, pezullimi i vizave godet drejtpërdrejt procesin e ribashkimit familjar, vizat e sponsorizuara nga punëdhënësit, programin e diversitetit, si dhe organizatat fetare e bizneset e vogla.

“Ky është një vendim skandaloz dhe diskriminues i administratës suaj, i cili prek qindra mijëra njerëz çdo vit. Ai u njoftua jo vetëm përmes një postimi në Twitter, por edhe pa ofruar ndonjë informacion të detajuar mbi mënyrën e pezullimit,” thuhet në letrën e kongresmenëve.

- Advertisement -

Ata paralajmërojnë se kjo politikë do të ndajë familje, do të pengojë integrimin e emigrantëve të ligjshëm dhe do të sjellë pasoja negative sociale dhe ekonomike për zgjedhësit amerikanë.

Lista e vendeve të prekura përfshin shtete nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika Latine, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Armeninë, Azerbajxhanin, Irakun, Iranin, Brazilin, Kubën dhe shumë vende të tjera.

Kongresmenët i bëjnë thirrje administratës amerikane që të rishikojë vendimin dhe të ndërmarrë masa për të shmangur ndarjen e familjeve, si dhe për të ruajtur mundësitë ligjore të emigrantëve për të jetuar dhe punuar në SHBA.

Vendimi i Sekretarit Rubio ka shkaktuar reagime të shumta në komunitetet ndërkombëtare dhe në diasporën shqiptare, të cilët paralajmërojnë se pezullimi i vizave do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ribashkimin familjar dhe në aktivitetin ekonomik të emigrantëve. /RTK

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat