spot_img
E diel, 8 Shkurt, 2026
01:22
HomeKosovaZgjedhjet 2025S’ka masa paraburgimi për 22 të dyshuarit në rastin e falsifikimit të...

S’ka masa paraburgimi për 22 të dyshuarit në rastin e falsifikimit të votave në Gjakovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Themelore në Gjakovë ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 22 personave të dyshuar për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor për Kuvendin e Kosovës.

“Gjykata Themelore në Gjakovë, në tri seanca të ndara dëgjimore të mbajtura mbrëmë, ka nxjerrë vendim duke refuzuar kërkesat e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj njëzet e dy (22) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se veç e veç kanë kryer veprën penale të falsifikimit të rezultateve të votimit”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

- Advertisement -

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve për numërimin e votave, me autorizime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në Qendrën Komunale të Numërimit në Gjakovë, të vendosur në palestrën e sporteve “Shani Nushi”, kanë ndërhyrë në mënyrë të kundërligjshme në procesin e votimit duke falsifikuar rezultatet.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, me këto veprime të dyshuarit kanë cenuar integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e lirë të votuesve.

- Advertisement -

Megjithatë, sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, me vendim të gjykatës, të pandehurit obligohen të paraqiten në stacion policor për një periudhë prej një muaji, nga data 6 shkurt 2026 deri më 5 mars 2026.

Tutje, është bërë e ditur se palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit ligjor.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat