Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale dielli, ndërsa vranësirat vende-vende pritet të sjellin reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 1 dhe 4°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë nga 7 deri në 11°C në varësi të rajonit.
Në Mitrovicë priten temperatura prej 3°C minimalisht dhe 10°C maksimalisht, në Podujevë 3°C-9°C, në Prishtinë 3°C-10°C, në Pejë dhe Junik 3°C-10°C, në Istog, Gjakovë dhe Prizren 4°C-11°C, në Malishevë 3°C-10°C, në Dragash më e ulëta prej 1°C dhe më e larta 7°C, ndërsa në qytetet lindore si Ferizaj, Gjilan dhe Kamenicë temperaturat do të variojnë nga 2°C deri në 9°C.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–7 m/s. Autoritetet paralajmërojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm ndaj kushteve të lagështa dhe ndryshimeve të shpejta të temperaturës.



