spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
21:13
HomeKosovaDrejtësiaZPS: Rubin, Clark e ndërkombëtarët tjerë nuk e kuptuan që Thaçi ishte...

ZPS: Rubin, Clark e ndërkombëtarët tjerë nuk e kuptuan që Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e përfaqësuar nga prokurori Matt Halling, tha se ajo që nuk kuptonin e ndërkombëtarët, duke përfshirë edhe James Rubin dhe Wesley Clark, ishte që Hashim Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet.

Ndërsa, shtoi tutje se kjo ndikoi në botëkuptimin e ndërkombëtarëve për të kuptuar se si funksiononte në të vërtetë UÇK-ja, raporton “Betimi për Drejtësi“.

- Advertisement -

“Ajo që nuk kupton James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarët e tjerë, është që Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar se si funksiononte në të vërtetë UÇK-ja’, tha ai.

Përveç kësaj, Matt Halling tha se këta dy ndërkombëtarë që u përmenden nuk kishin kurrfarë interesi që të kupton se çfarë po ndodhte në realitet.

- Advertisement -

“Veçanërisht Rubin dhe Clark nuk kishin kurrfarë interesi që të kuptonin se çfarë po ndodhte në realitet dhe besonin se puna e tyre.. ishin në anën e duhur të historisë dhe nuk u përballën me atë se çfarë po dëgjon ky trup gjykues për të cilin do marrin vendimet përkatëse”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat