spot_img
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
01:15
HomeKulturëIna Kosturi vlerësohet me medalje bronzi nga Global Music Awards

Ina Kosturi vlerësohet me medalje bronzi nga Global Music Awards

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ina Kosturi, profesore e asociuar e violinës në Universitetin e Arteve, u nderua me medalje bronzi në Global Music Awards (SHBA) për kompozimin original “Koncert për violinë dhe orkestër”.

Çmimet Globale të Muzikës (GMA) njihen gjerësisht nga ekspertët e industrisë si një ceremoni që vlerëson artistët shumë të talentuar.

- Advertisement -

Juria përbëhet nga personalitete fitues të çmimeve “Grammy” dhe “Emmy”. Çmimet globale të Muzikës kanë çdo vit pjesëmarrje nga e gjithë bota, në një gamë të gjerë, nga këngët, te albumet muzikore, muzikë instrumentale, simfonike, muzikë filmi dhe spektakli.

Ky vlerësim për profesoren e asociuar të Fakultetit të Muzikës, Ina Kosturi, vjen pas disa çmimeve të tjerë të rëndësishëm në Slloveni, Maltë, Vjenë, Zvicër, SHBA e Angli. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat