spot_img
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
01:05
HomeKosovaPresidentja Osmani priti një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidentja Osmani priti një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se sot në Kosovë ka qëndruar një delegacion i lartë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i dërguar personalisht nga presidenti i Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Sipas presidentes Osmani, vizita vjen pas takimit që ajo zhvilloi javën e kaluar me presidentin Al Nahyan në Abu Dhabi dhe kishte për qëllim vazhdimin e mbështetjes për sektorin e shëndetësisë në Kosovë, si dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh përmes projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.

- Advertisement -

“Së bashku me delegacionin e Emirateve dhe Ministrin Vitia u mirëpritëm nga stafi e menaxhmenti i QKUK, prindër e fëmijë në spitalin e fëmijëve Sheikha Fatima, të ndërtuar nga Emiratet, si dhe vizituam lokacionin ku do të ndërtohet spitali i ri i gjinekologjisë në Prishtinë, i cili bazuar në dakordimin tonë paraprak do të bëhet me mbështetje të Emirateve. Mëpastaj vizituam Mitrovicën ku u pritëm nga Kryetari Faton Peci dhe diskutuam edhe idenë e një projekti të ri transformues në të mirë të të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani i ka shprehur mirënjohje të thellë për presidentin Mohamed bin Zayed Al Nahyan, si dhe për Sheikha Fatima Bint Mubarak, për mbështetjen, besimin dhe miqësinë e sinqertë ndaj Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat