spot_img
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
01:30
HomeKosovaOsmani e caktoi seancën në orën 12:00, partitë u dakorduan ta shtyjnë...

Osmani e caktoi seancën në orën 12:00, partitë u dakorduan ta shtyjnë në orën 17:00

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas konsultimeve me partitë politike e ka thirrur seancën konstituive për Kuvendin e Kosovës për 11 shkurt ora 12:00.

Të martën më 10 shkurt, kryetari i legjislaturës së kaluar i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha e ka thirrur një takim me përfaqësues të partive politike, tema pikërisht seanca konstituive.

- Advertisement -

Aty, në mbledhje, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka kërkuar që seanca të shtyhet për një orë tjetër, pasi gjatë ditës mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë e ka fjalën  saj.

Basha në konferencë për media, ka thënë se të gjitha partitë politike u pajtuan që seanca të shtyhet për ora 17:00.

- Advertisement -

“Data mbetet nesër, ora ka ndryshuar, kjo ka qenë me kërkesë të nënkryetares së PDK-së Vlora Çitaku, për shkak se nesër mbrojtja në Gjykatës Speciale do të ketë fjalën e vet, në respekt të asaj që po ndodh në Hagë, mbledhja e seancës konstituive do të mbahet në ora 17:00”, ka thënë ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat