Dy shtetas bjellorusë, një shtetas rus dhe një shtetas shqiptar janë arrestuar në Drenas nga policia e Kosovës, të cilëve në aksion iu ka asistuar edhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës.
Sipas burimeve brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme, të arrestuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Drenas, ndërsa më pas janë transferuar në Prishtinë për procedura të mëtejshme, raporton rtk.



