spot_img
E premte, 13 Shkurt, 2026
01:19
HomeLajmeUNMIK-u uron formimin e Qeverisë së re të Kosovës

UNMIK-u uron formimin e Qeverisë së re të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas konstituimit të legjislaturës së dhjetë dhe formimit të kabinetit qeveritar, ka ardhur edhe reagimi nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP). Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, ka mirëpritur zyrtarisht themelimin e Kuvendit të ri dhe qeverinë, duke përgëzuar popullin e Kosovës për një proces që ai e cilësoi si paqësor dhe gjithëpërfshirës.

Prioritetet e UNMIK-ut për vitin 2026:

Përmes një komunikate, Due ka bërë të qartë se misioni që ai drejton është gati për bashkëpunim të ngushtë, por ka vendosur disa pika kyçe:

- Advertisement -
  • Paqja dhe Siguria: Çuarja përpara e stabilitetit në vend dhe rajon.

  • Prosperiteti: Fokus te zhvillimi ekonomik i vendit.

    - Advertisement -
  • Inkurajimi për Dialog: Mesazhi më i rëndësishëm i Peter Due ishte thirrja për angazhim të vazhdueshëm në dialog, si rruga e vetme për progres.

“PSSP pret me padurim të punojë ngushtë me të gjitha palët e interesuara për të çuar përpara paqen dhe sigurinë,” thuhet në reagimin zyrtar.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat