spot_img
E premte, 13 Shkurt, 2026
01:05
HomeKosovaOsmani takohet me Prattipatin, biseduan për konstituimin e Kuvendit, formimin e qeverisë...

Osmani takohet me Prattipatin, biseduan për konstituimin e Kuvendit, formimin e qeverisë dhe…

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati.

Ato kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike, përfshirë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

- Advertisement -

“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, me theks në rëndësinë e përmbylljes së proceseve kushtetuese dhe konsolidimit të plotë institucional, në funksion të stabilitetit demokratik, zhvillimit të vendit dhe adresimit të nevojave të qytetarëve.”

Presidenca njofton se në takim u diskutua për rolin e Kosovës në Bordin e Paqes, si dhe për hapat e mëtejmë në këtë drejtim.

- Advertisement -

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për linjëzim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përputhje me interesat strategjike të vendit, si dhe për thellimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.”

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat