spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
06:55
HomeKosovaMaqedonci: Partneriteti strategjik rrit standardet e sigurisë e gatishmërisë

Maqedonci: Partneriteti strategjik rrit standardet e sigurisë e gatishmërisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se në margjina të Konferencës së Sigurisë në Munih ka takuar Dennis Kinzelmann, Drejtorin e Përgjithshëm, dhe z. Daniel Zittel, Drejtorin e Shitjeve në sektorin e mbrojtjes në kompaninë Mercedes-Benz.

“Në kuadër të Forumit të Sigurisë së Mynihut, takuam z. Dennis Kinzelmann, Drejtorin e Përgjithshëm, dhe z. Daniel Zittel, Drejtorin e Shitjeve në sektorin e mbrojtjes në kompaninë Mercedes-Benz. Bashkëpunimi me kompaninë Mercedes-Benz tashmë është konkretizuar përmes një kontrate trevjeçare për furnizimin me kamionë taktikë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve tona operacionale dhe modernizimin e flotës ushtarake”, ka shkruar ai në Facebook.

- Advertisement -

Sipas tij, ky partneritet strategjik dëshmon përkushtimin tonë për të ndërtuar bashkëpunime afatgjata me prodhues liderë ndërkombëtarë në fushën e industrisë së mbrojtjes, me synim rritjen e standardeve të sigurisë, ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë në përmbushjen e misionit tonë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat