Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar homologun e saj amerikan, Donald Trump, pasi pranoi nga ai një letër urimi me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në profilin e saj ne “Facebook”, e para e vendit theksoi se Kosova do të qëndrojë gjithnjë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekjet për paqe, stabilitet dhe një botë më të sigurt.
Postimi i plotë:
Faleminderit Presidentit Trump për urimin e përzemërt për popullin e Kosovës në prag të Ditës së Pavarësisë, si dhe për mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. 🇽🇰🇺🇸
Kosova do të qëndrojë gjithnjë krah aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekjet për paqe, stabilitet dhe një botë më të sigurt.



