spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
05:08
HomeKosovaKuvendiNis seanca për Projektligjin për buxhetin e vitit 2026

Nis seanca për Projektligjin për buxhetin e vitit 2026

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas më shumë se 30 minuta vonesë ka nisur seanca e cila është vazhdimësi e seancës së mbajtur të premten për Projektligjin për buxhetin.

Në rend dite është vetëm një pikë: Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

- Advertisement -

Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2026 ishte në rend dite në seancën e mbajtur të premten, mirëpo partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk arriti të sigurojë shmangien nga afatet për ta shqyrtuar atë në parim.

Partitë opozitare kundërshtuan shqyrtimin me urgjencë të këtij projektligji, duke kërkuar së paku tri ditë për ta analizuar materialin prej 700 faqesh që u është përcjellë nga ekzekutivi gjatë ditës së premte.

- Advertisement -

Sipas tyre, ky buxhet nuk reflekton as premtimet e kryeministrit Albin Kurti e as strukturën e re të kabinetit qeverisës, të cilit i janë shtuar 4 ministri.

Projeksionet janë të njëjta me ato që Qeveria në detyrë i pati përcjellë në Kuvend në tetor të vitit të kaluar.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat