spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
10:33
HomeKosovaKurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për Presidentin/Presidenten

Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për Presidentin/Presidenten

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se do të fillojnë diskutimet për çështjen e Presidentit.

Pak para se të hynte në Kuvend ku po mbahet një seancë e jashtëzakonshme për buxhetin e këtij viti, Kurti tha: “Brenda ditës do të fillojmë edhe bisedimet për Presidentin apo Presidenten e Kosovës”.

- Advertisement -

Në mbledhjen e parë të qeverisë së re të enjten, Kurti tha se është i gatshëm të bisedojë me partitë e tjera për çështjen e Presidentit.

“Pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë, tash jemi në hapin e tretë, votimin e buxhetit të vitit 2026 dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Porsa të përfundohen këto, jam i gatshëm që nga nesër të fillojmë kontaktet dhe diskutimet me subjektet tjera politike për çështjen e Presidentit”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat