spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
09:13
HomeKosovaRama "shkund" Prishtinën: Nëse dënohet UÇK-ja, arrestoni edhe Bill Clinton-in!

Rama “shkund” Prishtinën: Nëse dënohet UÇK-ja, arrestoni edhe Bill Clinton-in!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nga zemra e Prishtinës, Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një deklaratë që po bën xhiron e mediave ndërkombëtare. Duke mbrojtur pastërtinë e luftës së UÇK-së, Rama ka goditur pretencën e Prokurorisë në Hagë, duke e cilësuar atë si të pabazë. Sipas tij, nëse krerët e UÇK-së cilësohen fajtorë për lirinë e tyre, atëherë drejtësia duhet të shkojë deri te Bill Clinton e Tony Blair, të cilët i dhanë dritën jeshile lirisë së Kosovës.

Rama bëri krahasimin me kriminelët serbë si Karagjiq e Mlladiq, duke theksuar se krerët e UÇK-së nuk luftuan për shfarosje, por kundër shfarosjes.

- Advertisement -

“Nëse Thaçi e të tjerët duhet të varrosen për së gjalli, atëherë të arrestohet Bill Clinton, Javier Solana e Tony Blair,” deklaroi ai, duke sfiduar logjikën e akuzës.

Ai theksoi se aktiviteti i UÇK-së nuk ka asnjë lidhje me terrorin, përdhunimet apo varret masive, të cilat ishin “vula” e makinerisë serbe.

“Ata katër burra nuk u armatosën për të ndërtuar një politikë shfarosjeje, por kundër një politike shfarosjeje.” — Edi Rama

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat