spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
05:51
HomeKosovaAbdixhiku kujton rrugën deri te pavarësia: Në themel të saj qëndron filozofia...

Abdixhiku kujton rrugën deri te pavarësia: Në themel të saj qëndron filozofia politike e atit themeltar të shtetit, Ibrahim Rugovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, kujtoi rrugën deri te pavarësia e Kosovës, gjatë fjalës së tij në seancën solemne në Kuvend.

Në themel të kësaj rruge, ai tha se “qëndron filozofia politike e atit themeltar të Republikës sonë, presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe gjithë lëvizjes paqësore të viteve ’90”.

- Advertisement -

Abdixhiku tha se Rugova i dha “orientim historik, epokal” vendit dhe “e ktheu në çështje ndërkombëtare”.

“Lëvizja paqësore nuk ishte zgjidhje e lehtë”, tha ai. Tha se ishte “refuzim i urrejtjes dhe hakmarrjes si mjete politike”.

- Advertisement -

Ai përmendi edhe luftën e UÇK-së dhe Prekazin, që tha se “e zgjoi ndërgjegjen kombëtare kur padrejtësia kishte arritur kufirin e saj të fundit”.

Sot, Abdixhiku tha se ka “shumë arsye që të jemi krenarë”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat