spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
05:59
HomeKosovaKurti: Nuk pranojmë të rishkruajmë historinë

Kurti: Nuk pranojmë të rishkruajmë historinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit në ceremoninë e parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, tha se në këtë ditë feste nuk i mbyllin sytë para padrejtësive.

“Disa nga drejtuesit e luftës tonë çlirimtare po vazhdojnë të mbahen në paraburgime të stërzgjatura në Hagë, në procese gjyqësore jo transparente dhe krejt të pashembullta për praktikat e drejtësisë ndërkombëtare. Ne besojmë në drejtësi, por nuk pranojmë të rishkruajmë historinë. Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare dhe antikolonialiste, një luftë e drejtë e një populli të okupuar e të shtypur, dhe kjo është një e vërtetë që nuk mund të ndryshohet asnjëherë nga askush dhe nga asgjë”, tha Kurti.

- Advertisement -

Shefi i Qeverisë, tha se liria e Kosovës nuk filloi atë ditë, para 18 vitesh, por tha se ajo është ngjizur shumë më herët  me përpjekjen e pareshtur ndër breza.

“Me luftën e drejt të UÇK-së e cila bashkë me bombardimet e NATO-s kundër Jugosllavisë së Millosheviqit i dha fund një regjimi shtypës dhe  hapi rrugë shtetësisë”.

- Advertisement -

Ai tha se sot përulen para dëshmorëve të kombit dhe të rënëve për liri. “Ata nuk janë vetëm pjesë e historisë, por themelet e Republikës.

Shefi i ekzekutivit tha se Kosova e vitit 2026 është një shtet më i fortë dhe më i sigurt se kurdo më parë gjatë këtyre 18 viteve pavarësi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat