spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
16:54
HomeKosovaNora Arapi-Krasniqi emërohet zv/ministre e Kulturës dhe Turizmit

Nora Arapi-Krasniqi emërohet zv/ministre e Kulturës dhe Turizmit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nora Arapi-Krasniqin në pozitën e zëvendësministres së parë të Kulturës dhe Turizmit.

“Nora Arapi Krasniqi është arkitekte dhe specialiste e konservimit të trashëgimisë kulturore me mbi 15 vjet përvojë profesionale në ruajtjen dhe rijetësimin e monumenteve kulturore, me fokus në integrimin e konservimit në zhvillim të qëndrueshëm urban dhe inovacionin kulturor. Gjatë mandatit të kaluar, znj. Arapi Krasniqi ka shërbyer si Këshilltare e Lartë e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me rol kyç në hartimin e politikave kombëtare për zhvillim të qëndrueshëm dhe menaxhim të trashëgimisë kulturore”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

- Advertisement -

Tutje, ZKM shtoi se Kurti e uroi atë për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të saj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat