spot_img
E shtunë, 21 Shkurt, 2026
02:50
HomeKosovaLushtaku shënon ditëlindjen, i rrethuar nga personalitete politike

Lushtaku shënon ditëlindjen, i rrethuar nga personalitete politike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka festuar sot ditëlindjen e tij, së bashku me figura të shumta nga spektri politik.

Në postimin e tij, ku ai ka falënderuar ata që ishin të pranishëm, shihet se prezentë ndër të tjerë, kanë qenë Ali Ahmeti, Ramush Haradinaj, e Bedri Hamza. Aty shihet edhe Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, e Vlora Çitaku.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Thellësisht mirënjohës për miqtë, bashkëluftëtarët dhe familjen që më befasuan në këtë festë ditëlindjeje, e cila është dëshmi e respektit dhe rrugëtimit tonë të përbashkët për dekada me radhë.

- Advertisement -

Faleminderit nga zemra secilit qytetar për thirrjet dhe mesazhet, që ndonëse ishte e pamundur t’i përgjigjem të gjithëve, mirënjohja ime është e plotë për secilin prej jush.

Uroj të qëndrojmë gjithmonë bashkë, të fortë në miqësi dhe të palëkundur në vlerat që na bashkojnë!

SL

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat