spot_img
E diel, 22 Shkurt, 2026
00:36
HomeKosovaDASH vlerëson Osmanin si partnere të besueshme, pret bashkëpunim me Qeverinë e...

DASH vlerëson Osmanin si partnere të besueshme, pret bashkëpunim me Qeverinë e re

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një komunikate, është deklaruar për takimin që Sekretari i Shtetit, Marco Rubio ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku kjo e fundit, vlerësohet si “partnere e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor”.

Në komunikatën e DASH, thuhet edhe se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që të bashkëpunojnë me qeverinë e re të Kosovës, për të avancuar agjendën e përbashkët për paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet ekonomik.

- Advertisement -

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, u takua sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, një partnere e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor. Sekretari e falënderoi Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për faktin që janë anëtar themelues i Bordit të Paqes dhe për kontributin me burime në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.

Shtetet e Bashkuara presin të bashkëpunojnë me qeverinë e re të Kosovës për të avancuar agjendën tonë të përbashkët për paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet ekonomik”, thuhet në njoftimin e DASH-it.

Osmani pritet në DASH nga Sekretarit i Shtetit, Marco Rubio

- Advertisement -

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat