Java do të karakterizohet nga moti kryesisht stabil, me temperatura tipike pranverore, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas IHMK-së, përjashtim do të jetë dita e martë, kur mbi territorin e vendit parashihen vranësira më të dendura, të cilat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu me intensitet të ulët.
Mëngjeset gjatë javës do të jenë relativisht të ftohta, me mundësi për ngrica të dobëta dhe mjegull lokale, veçanërisht në zonat kodrinore-malore.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga -4°C deri në 2°C, ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës nga 6°C deri në 14°C, me erë të lehtë deri mesatare që do të fryjë nga drejtime të ndryshme.
Parashikimi sipas ditëve
E hënë
Mot i vranët me intervale me diell.
Temperaturat minimale: -4 deri -1°C
Temperaturat maksimale: 9 deri 13°C
Era: Kryesisht nga juglindja, 1–4 m/s
E martë
Mot i vranët, vende-vende me riga shiu.
Temperaturat minimale: -1 deri 2°C
Temperaturat maksimale: 10 deri 13°C
Era: Nga verilindja, 1–7 m/s
E mërkurë
Mot i vranët me intervale me diell.
Temperaturat minimale: -2 deri 1°C
Temperaturat maksimale: 6 deri 9°C
Era: Kryesisht nga veriperëndimi, 1–5 m/s
E enjte
Mot kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale: -3 deri 0°C
Temperaturat maksimale: 8 deri 11°C
Era: Nga verilindja, 1–4 m/s
E premte
Mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale: -1 deri 2°C
Temperaturat maksimale: 10 deri 14°C
Era: Nga jugperëndimi, 1–4 m/s



