spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
22:50
HomeKosovaGërvalla: Reformimi i sistemit të drejtësisë, i panegociueshëm

Gërvalla: Reformimi i sistemit të drejtësisë, i panegociueshëm

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim me Nuno Queiros, përfaqësues i përhershëm i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), me të cilin thotë se pati diskutim përmbajtësor rreth prioriteteve strategjike dhe drejtimin konkret të bashkëpunimit ndërinstitucional.

“Avancimi i reformës në drejtësi, forcimi i mekanizmave kundër korrupsionit, garantimi i qasjes së barabartë në drejtësi për çdo qytetar, procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë, ligji për Byronë, konsolidimi i mekanizmave të llogaridhënies, adresimi efektiv i dhunës në familje ishin në fokus të bisedës sonë. Këto politika kërkojnë vullnet politik, por edhe kapacitete të qëndrueshme e ekspertizë teknike”, ka shkruar Gërvalla.

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë thotë se bashkëpunimin me UNDP-në e konsiderojnë si instrument të rëndësishëm për mbështetje teknike, zhvillim kapacitetesh dhe harmonizim të reformave me standardet ndërkombëtare.

“Megjithatë, objektivi ynë është i qartë, politika që prodhojnë rezultate të matshme, institucione që funksionojnë me integritet dhe një sistem drejtësie që gëzon besimin e qytetarëve. Republika e Kosovës është gjithmonë e përkushtuar për thellimin e partneriteteve që kontribuojnë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në përshpejtimin e reformave me ndikim real”, ka shkruar Gërvalla.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat