spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
20:56
HomeKosovaNë katërvjetorin e nisjes së luftës, Kurti pret në takim ukrainas që...

Në katërvjetorin e nisjes së luftës, Kurti pret në takim ukrainas që veprojnë në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në katërvjetorin e nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se Kosova vazhdon të jetë në mbështetje të Ukrainës.

Ai është takuar me ukrainas, përfshirë edhe gazetarë nga ky shtet që veprojnë në Kosovë.

- Advertisement -

Kurti ka thënë se qytetarët e Kosovës e njohin dhimbjen e dëbimit dhe humbjes.

“Kosova u ngrit nga hiri i luftës për t’u bërë një vend sovran, demokratik dhe i sigurt, sepse populli ynë refuzoi të dorëzohej. Po këtë forcë e shohim sot në Ukrainë. Në shënim të përvjetorit të luftës në Ukrainë, sot pritëm në zyrën e Kryeministrisë gra nga Ukraina që morën pjesë në trajnimin e organizuar për deminim dhe pastrim të mjeteve shpërthyese. Pjesë e këtij takimi ishin edhe gazetarë nga Ukraina që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë në kuadër të programit JiR të mbështetur nga qeveria jonë”.

- Advertisement -

“Edhe pas katër viteve të përpjekjes së Rusisë për të pushtuar Ukrainën, ne qëndrojmë pranë popullit të Ukrainës me empati dhe solidaritet. Qytetarët e Kosovës e njohin dhimbjen e dëbimit dhe humbjes, por gjithashtu e dimë se vendet mund të rindërtohen, të shërohen dhe të dalin më të forta. Besojmë se edhe Ukraina do ta bëjë të njëjtën gjë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat