Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë për Vjosa Osmanin se nuk ka dëshmuar që trajton të gjitha palët barabartë.
Pos kësaj, Çitaku ka thënë se Osmani ka bërë edhe shkelje kushtetuese.
“Në 5 vitet e fundit nuk është dëshmuar që ka trajtuar barabartë palët, ka pasur raste konkrete kur janë bërë shkelje kushtetuese”, ka thënë Çitaku në “Pressing” të T7.
“Shumë raste kur zonja Osmani ose është rreshtuar me Qeverinë ose ka heshtur”, ka thënë mes tjerash Çitaku.



