spot_img
E premte, 27 Shkurt, 2026
03:15
HomeKosovaDugolli: LVV-ja s’ka motiv për zgjedhje, i ka fituar 51.10%

Dugolli: LVV-ja s’ka motiv për zgjedhje, i ka fituar 51.10%

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Enver Dugolli, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), i ka reaguar kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pasi ka deklaruar se Kurti po synon krijimin e një situate që mund të përfundojë me zgjedhje të reja parlamentare.

Dugolli ka thënë se LVV ka fituar 51.10% të votave, duke pyetur se ku e ka motivin për zgjedhje të reja.

- Advertisement -

Ai ka thënë se opozita e ka në dorë nëse nuk do zgjedhje, duke e votuar Presidentin/e.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Ramushi po thotë se Kurti po do të na çojë në zgjedhje. Ky është një konstatim i gabuar dhe i pasaktë. Ne sapo i kemi përfunduar zgjedhjet dhe i kemi fituar bindshëm, me 51.10%. Cili do të ishte motivi për të shkuar sërish në zgjedhje?

Nëse kështu mendojnë edhe të tjerët nga opozita, e kanë vetë në dorë që kjo të mos ndodhë. Ne i kemi 66 vota, por nuk i kemi 80. Le t’i bashkojmë përpjekjet dhe t’i shmangim zgjedhjet, sepse përveçse janë të panevojshme, janë edhe të padobishme.

Haradinaj akuzon Kurtin: Kandidimi i Osmanit për Presidente është skenar për zgjedhje

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat