spot_img
E diel, 1 Mars, 2026
03:05
HomeKosovaBehramaj: Me tallje dhe cinizëm, Kurti po e çon vendin drejt zgjedhjeve

Behramaj: Me tallje dhe cinizëm, Kurti po e çon vendin drejt zgjedhjeve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, aktualisht njëri nga njerëzit më të afërt me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, thotë se kryeministri Albin Kurti “me tallje dhe cinizëm, Kurti po e çon vendin drejt zgjedhjeve”.

Duke iu referuar fjalëve të kryetarit të LVV-së, i cili pas një takimi të sotëm me Hamzën, tha se partia e tij mund ta ndihmojë PDK-në me nënshkrime për të garuar në Kuvend me një kandidat të propozuar për president të vendit, Behramaj tha se atë ndihmë “le t’ia japë Vjosa Osmanit”.

- Advertisement -

“Nënshkrimet? Le t’ia japë Vjosa Osmanit, sepse ajo po i pret. PDK-ja pas 4 marsit gati për zgjedhje ose për opozitëbërje të re”, shkroi mes tjerash ai.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Me tallje dhe cinizëm, Kurti po e çon vendin drejt zgjedhjeve. Nënshkrimet? Le t’ia japë Vjosa Osmanit, sepse ajo po i pret. PDK-ja pas 4 marsit gati për zgjedhje ose për opozitëbërje të re.

Takimet dhe taktizimet e patën një të mirë: ia nxorën kokën dhe zbuluan planin për kandidatin e tij partiak për President.

Përveç tij, nënshkrimet mbase ia jep edhe Vjosa Osmanit si një “ngushëllim” për grimcat elektorale të saj, pasi ia mori edhe Listën Guxo. Me pak fat, ajo mund të përfundojë sërish në listën e Vetëvendosjes për t’u bërë Presidente me një tentativë të dytë, por jo pa u vetëdijesuar për gabimet e saj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat