spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
15:08
HomeKosovaKurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi

Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E PLOTËSUAR / Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Kreu i ekzekutivit doli në oborrin qeveritar për ta mirëpritur zyrtarin e lartë shqiptar.

- Advertisement -

Paraprakisht, Peleshi zhvilloi takime me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani e kryeparlamentaren, Albulena Haxhiu.

Peleshi përfundon takimin me Haxhiun, nis me Osmanin

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi e ka përfunduar takimin me homologen e tij, kryekuvendaren, Albulena Haxhiu.

Pas përfundimit të takimit nuk pati deklarime për media, derisa Peleshi ngjiti shkallët drejt Presidencës, aty ku ka nisur takimin me të parën e shtetit, Vjosa Osmani.

Pas takimit me presidenten, kryeparlamentari shqiptar do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin, Albin Kurti.

Nis takimi i kryeparlamentarëve Haxhiu e Peleshi

Ka filluar takimi i kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu me homologun e saj shqiptar, Niko Peleshi.

Pas takimit me kryeparlamentaren, zyrtari i lartë i shtetit shqiptar do të zhvillojë takime edhe me presidenten e Republikës, Vjosa Osmani e kryeministrin, Albin Kurti.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat