spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
00:05
HomeKosovaU nxor kristali i rrallë nga horizonti i 11-të i Trepçës

U nxor kristali i rrallë nga horizonti i 11-të i Trepçës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në minierën e Trepçës, punëtorët e horizontit të 11-të kanë nxjerrë një kristal të madh dhe të rrallë, pjesë e masivit që përmban pirit dhe galenit.

Shefi i shërbimit gjeologjik, Xhemajl Tupella, për KosovaPress ka theksuar përkushtimin e punëtorëve që, pavarësisht peshës së rëndë, e kanë bërë kristalin të gatshëm për transport.

- Advertisement -

“Po këtë kristal e kanë nxjerrë punëtorët e horizontit të 11-të, përkatësisht të punishtes 151/A. Karakterizohet me disa zgavra natyrore, ku gjatë punimeve është hasur dhe është nxjerrë edhe ky kristal, si pjesë e masivit që përmban pirit, galenit dhe është i mbuluar me kalcit të bardhë. Përmasat e tij janë rreth 1.40 metra i lartë dhe 1.20 metra i gjerë,” tha Tupella.

Tupella tha se punëtorët e zellshëm të ndërrimit të tretë, me gjithë peshën e rëndë e kanë nxjerrë kristalin.

- Advertisement -

“Është interesant se ka peshë të rëndë, por punëtorët e zellshëm të ndërrimit të tretë e kanë nxjerrë dhe e kanë bërë të gatshëm përmes vagonetave, lokomotivës dhe përmes korpës e kanë nxjerrë, edhe pse nuk është e lehtë, sepse ka peshë të madhe, por me shumë zell e kanë nxjerrë,” ka thënë ai.

Kristali i nxjerrë tregon për pasurinë minerare të Trepçës dhe përkushtimin e punëtorëve në punën e tyre.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat