spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
14:56
HomeKosovaBugaqku jep 6 kritere kushtetuese që çojnë vendin në zgjedhje

Bugaqku jep 6 kritere kushtetuese që çojnë vendin në zgjedhje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Vullnet Bugaqku, nga KDI, ka komentuar situatën politike në vend rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit dhe mundësisë për të pasur zgjedhje të reja.

Në postimin e tij, Bugaqku, ka thënë se Kushtetuta përcakton “qartë” gjashtë kritere apo rrethana që mund ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

- Advertisement -

“Sqarim: Afati 30 ditor i përcaktuar në Kushtetutë, për zgjedhjen e Presidentit para skadimit të mandatit të Presidentit aktual është obligim kushtetues procedural por nëse nuk respektohet, nuk ka sanksion eksplicit kushtetues, ligjor dhe politik për Kuvendin e Kosovës’’, ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në mënyrë të qartë, ka përcaktuar gjashtë (6) kritere apo rrethana kushtetuese që mund ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, shpërndarja e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme mund të bëhet në këto rrethana:

  1. Nëse dështon zgjedhja e Qeverisë për dy herë radhazi (neni 95, paragrafi 4 i Kushtetutës);
  2. Nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk formohet Qeveria (neni 82, paragrafi 1, pika 1 e Kushtetutës);
  3. Nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjidhet Presidenti i Republikës së Kosovës (neni 82, paragrafi 1, pika 3 e Kushtetutës);
  4. Nëse dështon procedura e zgjedhjes së Presidentit pas zhvillimit të tri raundeve të votimit (neni 86, paragrafi 3 e Kushtetutës);
  5. Nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve (neni 82, paragrafi 1, pika 2 e Kushtetutës);
  6. Gjithashtu, Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës pas votimit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë (situatë fakultative, jo detyruese – neni 82, paragrafi 2 i Kushtetutës).

Sqarim: Afati 30 ditor i përcaktuar në Kushtetutë, për zgjedhjen e Presidentit para skadimit të mandatit të Presidentit aktual është obligim kushtetues procedural por nëse nuk respektohet, nuk ka sanksion eksplicit kushtetues, ligjor dhe politik për Kuvendin e Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat