Njohësi i çështjeve politike, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me çështjen e presidentit të ri, dhe takimet që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar ndaras me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Ramadani, në postimin e tij, ka kritikuar PDK-në dhe LDK-në, duke thënë se këto dy parti janë të gatshme që të bashkëpunojnë me LVV-në, por “mes vete kurrsesi’’.
“Pse menduat që VV do t’ju falë pozitën e Presidentit?! Fare nuk po e kuptoj!’’, ka shkruar ai mes tjerash.
Postimi i plotë:
Çka menduat kur iu rreshtuat Kurtit në takime?
Menduat që Kurti do t’ju jap juve Presidencën?!
Pse ta bëjë ai këtë?
Opozita (më mirë të them: partitë jopushtetare!) pretendon që me votat e VV-së të bëhen President. Ndërsa, nuk nxorri një kandidat të vetin anipse i kanë mundësitë ta bëjnë këtë edhe sot!
Pra, nuk duan të bashkëpunojnë mes vete kurrsesi, por duan të bashkëpunojnë me VV-në.
Por, dorën në zemër, edhe këtu nuk janë korrekt.
VV-së i thonë:
Jo ti mos propozo kandidat, por na jep votat neve! Nëse nuk na bën neve (herë PDK e herë LDK) President, atëherë shkojmë në zgjedhje!
Kurti, sigurisht në avantazh, ua kthen me standardin e njëjtë:
Nëse nuk e votoni një kandidat të VV-së për President, shkojmë në zgjedhje!
Pse menduat që VV do t’ju falë pozitën e Presidentit?!
Fare nuk po e kuptoj!



