spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
21:58
HomeKosovaBajrami-LVV-së: Edhe ata që ju kanë votuar më 28 dhjetor i keni...

Bajrami-LVV-së: Edhe ata që ju kanë votuar më 28 dhjetor i keni kundër

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas konferencës së Albulena Haxhiut e cila në cilësinë e kryeparlamentares tha se nuk mund ta thërrasë seancën për president pa qenë në garë dy kandidatë.

Në reagimin e saj, Bajrami i thotë LVV-së, “ju e dini mirë se kurrë president pa marrëveshje ose koncensus nuk është zgjedhë”.

- Advertisement -

Reagimi i plotë:

Mashtrues,

- Advertisement -

66 vota i keni, sa herë është zgjedhë presidenti,  edhe kundërkandidatin e ka propozu partia prej të cilës ka ardhë presidenti, pra 66 deputetë mund t’i bëjnë lehtë nënshkrimet për dy kandidatë.

Por, ju e dini mirë se kurrë president pa marrëveshje ose koncensus nuk është zgjedhë.

Prapë po doni me lujtë me kartën e përgjegjësisë a?  Jo kesaj here nuk ka me ju ecë. Jeni në ramje të lirë, sot edhe ata që ju kanë votu me 28 dhjetor i keni kundër.

Sa ma lart ngjitesh, ramja dhemb më shumë, por në rastin e juaj ramja është e domosdoshme, sepse ju jeni abuzues të vullnetit të popullit.

Haxhiu: S’mund të thërras seancë për presidentin pa qenë dy kandidatë të propozuar

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat