Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas zhvillimet të fundit ku Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka kandiduar Glauk Konjufcën për President.
Çitaku tha se tashmë është e qartë se nga opozita po kërkohet pjesëmarrje vetëm për të legjitimuar tendencat totalitare të Albin Kurtit.
“Tashmë është e qartë se nga opozita po kërkohet pjesëmarrje vetëm për të legjitimuar tendencat totalitare të A.K. Kuvendi nuk është arenë gare. Kuvendi është vendi ku duhet të ketë marrëveshje dhe konsensus, ku ndërtohet balanca demokratike e shtetit”, tha ajo.
“Fatkeqësisht, për A.K. këto nocione duket se janë të panjohura. Kur pushteti kërkohet pa kufij dhe pa dialog, demokracia kthehet në krizë. Kosova nuk e meriton këtë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Haxhiu: S’mund të thërras seancë për presidentin pa qenë dy kandidatë të propozuar



