spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
14:58
HomeKosovaBekim Jashari emocionon me fjalët që ia kishte thënë Hamëz Jashari

Bekim Jashari emocionon me fjalët që ia kishte thënë Hamëz Jashari

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Bekim Jashari, i biri i heroit Hamëz Jashari, ka kujtuar fjalët e babait të tij në bisedën e fundit që kishte me të në Ditën e Epopesë së UÇK-së.

Bekim Jashari me anë të një shkrimi në “Facebook” tregon se pak ditë pas masakrës së Qirezit dhe Likoshanit, një ngjarje që e kishte prekur thellë Hamëzën, e kishte pyetur se si qëndronin me armatim.

- Advertisement -

“Sa do të mund të qëndrojmë, nuk e di, se ata kanë me na sulmu me krejt çka kanë. Por një gjë po ta them: Qysh ka thënë Tahir Meha, kur të vdes unë, kanë me shkru shtatë gazeta… Unë po të them, ka me marrë vesh krejt bota çka ka me ndodhë këtu”, citon Hamëzën, Bekim Jashari.

“Dhe ashtu ndodhi. Beteja e 5, 6 dhe 7 marsit në Prekaz tronditi ndërgjegjen e botës demokratike dhe e bëri të pamundur që e vërteta për Kosovën të mbetej e heshtur. Në të njëjtën kohë, ajo zgjoi dhe bashkoi edhe më shumë popullin e Kosovës, i cili u mobilizua me vendosmëri drejt luftës çlirimtare”, vijon shkrimi i tij.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Bisedën e fundit me familjen në Prekaz e kisha më 3 mars 1998, pak ditë pas masakrës së Qirezit dhe Likoshanit, një ngjarje që e kishte prekur thellë babushin.

E pyeta si qëndronin me armatim dhe ai m’u përgjigj:

“Sa do të mund të qëndrojmë, nuk e di, se ata kanë me na sulmu me krejt çka kanë.

Por një gjë po ta them:

Qysh ka thënë Tahir Meha, kur të vdes unë, kanë me shkru shtatë gazeta…

Unë po të them, ka me marrë vesh krejt bota çka ka me ndodhë këtu.”

Dhe ashtu ndodhi. Beteja e 5, 6 dhe 7 marsit në Prekaz tronditi ndërgjegjen e botës demokratike dhe e bëri të pamundur që e vërteta për Kosovën të mbetej e heshtur. Në të njëjtën kohë, ajo zgjoi dhe bashkoi edhe më shumë popullin e Kosovës, i cili u mobilizua me vendosmëri drejt luftës çlirimtare.

Ajo rrugë ishte e dhimbshme dhe plot sakrifica, por ishte rruga e drejtë që në fund u kurorëzua me lirinë dhe çlirimin e vendit tonë.

Ky ishte çmimi i lirisë sonë.

Lavdi Kryekomandantit Adem Jashari.

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat