spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
16:05
HomeKosovaGLSP: Të emërohet Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, jo ushtrues detyre

GLSP: Të emërohet Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, jo ushtrues detyre

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka deklaruar se procesi i rregullt i rekrutimit për Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit duhet të përmbyllet me emërim, jo me vazhdim të ushtruesit të detyrës

Në një komunikatë, GLSP-ja ka deklaruar se një fenomen i tillë, për të cilin thotë se është i përhapur pothuajse në të gjitha kategoritë dhe institucionet publike, dëmton stabilitetin institucional, zvogëlon llogaridhënien dhe dobëson profesionalizmin e administratës publike.

- Advertisement -

“Shkarkimi i ushtruesit të detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm ditën e djeshme, i cili njëkohësisht është edhe njëri nga kandidatët fitues, në vend që të pasohej me emërimin nga procesi i rekrutimit, përbën një praktikë shqetësuese në raport me respektimin e procedurave të rekrutimit në administratën publike. GLPS, përmes iniciativës CorrWatch, ka monitoruar këtë konkurs në të gjitha fazat e tij, që nga shpallja e konkursit e deri te faza e intervistave. Bazuar në monitorimin tonë të drejtpërdrejtë, procesi është zhvilluar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe nuk janë identifikuar shkelje që do të cenonin meritokracinë, profesionalizmin apo ligjshmërinë e procesit”, thuhet tutje në njoftim.

GLPS tutje ka deklaruar se mbetet shqetësues dhe absurd fakti që janë tejkaluar edhe afatet për mbajtjen e një pozite me ushtrues detyre, duke shkelur  Ligjin për Zyrtarët Publikë, aq më shumë kur procesi i rekrutimit për këtë pozitë ka përfunduar me ligjshmëri të plotë.

- Advertisement -

Sipas kësaj organizate, pozita të tilla drejtuese duhet të mbrohen nga çdo ndërhyrje apo tendencë për politizimin e tyre, dhe çdo hap tjetër përveç emërimit nga procesi tashmë i përfunduar i rekrutimit përbën shkelje ligjore.

“Për fund, GLPS konsideron që Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do duhej të angazhohej në përfundimin e procedurës së rekrutimit, rrjedhimisht fazës së emërimit, e jo të vazhdimit të një praktike të tillë. Për më tepër, çdo tendencë për të anashkaluar këtë proces të ligjshëm të rekrutimit është e pajustifikueshme dhe në kundërshtim me parimin e meritokracisë, si dhe cenon sigurinë juridike dhe të drejtat e kandidatëve. Mospreferenca ndaj kandidatëve fitues nuk përbën bazë ligjore për anashkalim të procesit të zhvilluar”, thuhet tutje në njoftim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat