Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, për të cilat tha se ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.
Ajo tha se këtë hap e ndërmori duke i parë “dështimet” për zgjedhjen e Presidentit.
Sot është afati i fundit kur duhet të nisë procedura për zgjedhjen e Presidentit për të shmangur zgjedhje të jashtëzakonshme.
Postimi i plotë:
ZGJEDHJE TË DREJTPËRDREJTA PËR PRESIDENT!
Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.
I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.
Tash e tutje, le të flasë populli!



