spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
02:15
HomeKosovaFillon seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit

Fillon seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës, më pak se dy orë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në seancë janë 66 deputetë, derisa mungojnë deputetët e opozitës.

- Advertisement -

Në nisje të seancës, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu ka kërkuar që edhe deputetët të hyjnë në sallë, sepse sipas saj kështu e kërkojnë aktgjykimet  e Gjykatës Kushtetuese.

“Ju njoftoj se unë si kryetare e Kuvendit nuk kam marrë asnjë njoftim për deputetët të cilët sot nuk janë të pranishëm, për arsyet pse ata mungojnë”, ka thënë Haxhiu, teksa ka thënë se bazuar në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obliguar të marrin pjesë në seancë.

- Advertisement -

Kandidatë për president janë dy kandidatë të nominuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku.

Shefja e Grupit Parlamentar, Arbërie Nagavci ka prezantuar kandidaturën e Glauk Konjufcës, duke paraqitur edhe biografinë e tij para deputetëve, derisa kandidaturën e Fatmire Mulhaxhës Kollçakut e ka paraqitur deputeti Artan Abrashi.

Zyrtare, LVV-ja e kandidon edhe Fatmire Kollçakun për presidente

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat