spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
03:58
HomeKosovaKurti: Nuk mund të flasim për zgjedhje pa e thënë fjalën Kushtetuesja

Kurti: Nuk mund të flasim për zgjedhje pa e thënë fjalën Kushtetuesja

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk mund të ketë zgjedhje të reja pa e thënë fjalën e vet Gjykata Kushtetuese.

“Ndodhemi në një situatë ku nuk besoj se mund të flasim për zgjedhje të reja pa e thënë fjalën e vet Gjykata Kushtetuese, meqenëse kemi mospajtime dhe kërkesë para tyre. Ata kanë një materie, të cilën tash duhet ta trajtojnë”, ka theksuar Kurti në një konferencë për media.

- Advertisement -

Kurti tha se është Gjykata Kushtetuese ajo që duhet të thotë fjalën e saj, nëse duhet të ketë zgjedhje të reja apo jo, teksa dekretin e presidentes Vjosa Osmani për të shpërndarë Kuvendin e ka quajtur jokushtetues.

“Ky proces nuk arriti ta konsumojë as raundin e parë pasi munguan të gjitha deputetët e partive opozitare dhe partia e cila vazhdon të dirigjohet nga Beogradi. Të gjithë e keni parë mbrëmë pamjen e seancës, kush ishte në qendër, kush nuk ishte në qendër, nuk ishte sepse nuk erdhi. Asnjë deputet që mungoi nuk ka njoftuar kryetaren për arsyen e mungesës, prandaj është lënda në Kushtetuese. Është detyrë e deputetëve ta kryejnë detyrën e tyre për siç i ka zgjedhur populli, të vijnë në vendin e tyre të punës dhe aty të marrin pjesë dhe të votojnë”, ka shtuar kreu i ekzekutivit.

- Advertisement -

Ai ka thënë se deputetët që u zgjodhën për katër vjet në legjislaturën e dhjetë nuk i mbushën as katër javë të detyrës së tyre dhe sot në mëngjes u njoftuan nga mediet se me dekret është shpërndarë Kuvendi.

“Neni 86, paragrafi 6 i Kushtetutës parashikon se Kuvendi shpërndahet nëse në votimin e tretë asnjë kandidat nuk zgjedhet president. Pra, asnjëri nga kandidatët nuk i merr 61 vota. Ne nuk kemi mbërri atje. Dy kandidatë ishin mbrëmë, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku, mirëpo nuk u konsumua as raundi i parë, e lëre më i tretë. Nga formulimi i kësaj dispozite, pra neni 86 paragrafi 6, del qartë se shpërndarja e Kuvendit lidhet drejtpërdrejt me përfundimin e procedurës së votimit. Pra, pasi të jenë zhvilluar tre raunde votimi dhe votimi i tretë të ketë dështuar për të zgjedhur presidentin. E mbrëmë ne vetëm sa filluam me raundin e parë, kurrsesi nuk jemi tek përfundimi i raundit të tretë”, ka nënvizuar Kurti.

Kurti: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje, të presim akgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

Kryeministri ka thënë se më herët ka parë gatishmëri për zgjedhje por nuk ka parë zell për zgjedhje të përsëritura. Ai ka thënë se zgjedhjet e reja nuk i sheh zgjidhje, pasi sipas tij tani nuk bëhet fjalë për numrin 61, por për 80.

“Tash po shoh edhe zell për zgjedhje të përsëritura, të cilat do të na marrin kohë më shumë. Do të mund të jenë zgjedhje, nuk do të shoh qysh tash se qysh do të mund të jenë edhe zgjidhje, për shkak se bëhet fjalë për kuorumin prej 80 deputetëve në sallë që duhet ta sigurojmë bashkërisht të gjithë. Nuk mund të presim që të fillojmë zgjedhjet e reja në fushata të përsëritura, se tash duhet të themi se unë i marrë 80 deputetë së paku. Pra, nuk është çështja te 61-shi por është çështja te 80-shi, që i bie 2/3-tat. Dhe në këtë situatë unë nuk besoj se zgjedhjet e përsëritura janë zgjidhje e re. Përkundrazi do të ketë njëlloj vazhdimi të agonisë legjislative, institucionale në përgjithësi, që është e panevojshme përveçse e padrejtë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se zgjedhjet e reja do të kushtojnë së paku 10 milionë euro, për siç tha për ta përsëritur rezultatin. Prandaj, Kurti tha se duhet pritur aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që procesi i zgjedhjes së presidentit të mbyllet brenda 60 ditëve.

“Mund të ketë ndonjë lëvizje të vogël, por nuk shoh diferenca të mëdha. Prandaj, por e presim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që përbrenda këtyre 60 ditëve, duke filluar nga mbrëmë ta përmbyllim procesin e zgjedhjes së presidentit të Republikës”, ka shtuar kryeministri.

I pari i ekzekutivit ka thënë se prejse është votuar buxheti në lexim të dytë, ai është përpjekur me krejt çfarë ka mundur që të merret vesh me partitë opozitare. Ai njëherësh ka falënderuar dy liderët e partive opozitare për takimet dhe atmosferën konstruktive dhe ka thënë se nuk kanë nevojë për ndërmjetës për biseda e takime.

“Më duhet të them se atmosfera tashmë është ndryshe. Qasja e kryetarëve të opozitës që i kam takuar, edhe PDK-së edhe LDK-së është ndryshe prej vitit 2025. Atmosfera është konstruktive, diskutimet janë korrekte. Unë i falënderoj edhe kryetarin Bedri Hamza dhe Lumir Anbdixhiku për këtë qasje të re. Tash edhe takohemi edhe bisedojmë. Me kryetarin Hamza, jam takuar dy herë, me kryetarin Abdixhiku jam takuar tri herë. Më vjen keq që nuk jemi takuar në tri ditët e fundit. Pra, që nga pardje nuk pranonin që të takoheshim më. Unë u thash se nuk ka ndonjë dëm nëse takohemi, por i falënderoj edhe për një gjë tjetër, sepse edhe kur nuk jemi takuar kemi komunikuar me njëri-tjetrin me telefon. Nuk i kemi as sekretarët e as asistentë ndërmjetësues. Pra, midis dy kryetarëve të partive opozitare PDK dhe LDK-së dhe meje nuk ekziston ndërmjetësuesi dhe kjo është një shenjë e mirë e parlamentarizmit, i bashkëpunimit politik në Republikën tonë. Por, atmosfera e mirë nuk garanton marrëveshje, nuk sjell hapa konkret dhe ky është realiteti të cilin e jetojmë sot”, ka nënvizuar Kurti.

Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së presidentit

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat