Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se dekreti i sotëm i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Legjislaturës së Dhjetë është i paparë ndonjëherë dhe bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Ky dekret bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës”, tha ajo. Sipas saj, kjo ishte diçka e papritur dhe nuk ishte e imagjinuar. “Kjo nuk ka bazë kushtetuese”, tha ajo, raporton televizioni publik.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëria Nagavci, tha se tani kemi një situatë të re. Ajo tha se paritë, PDK dhe LDK, e pamundësuan votimin e presidentes, duke e çuar vendin edhe në një palë zgjedhje.
Ajo ka folur edhe për atë se Vetëvendosje i ka mbështetur amendamentet kushtetuese të sjellura nga Presidentja Osmani në Kuvend e të cilat adresojnë çështjen e zgjedhjes së presidentit, presidentes më saktësisht e bëjnë të mundur që presidenti apo presidentja të zgjidhet me votë të drejtpërdrejtë nga ana e qytetarëve.
Ajo tha se ky debat në Kosovë nuk është debat i ri dhe se ka filluar diskutimi, më shumë se një dekadë në lidhje me këto ndryshime të Kushtetutës dhe pothuajse, së paku në mënyrë deklarative, ka një mbështetje të plotë për këto ndryshime.



