spot_img
E hënë, 9 Mars, 2026
19:50
HomeKosovaRamosaj thotë se na ka shokuar deklarata e Rashiqit

Ramosaj thotë se na ka shokuar deklarata e Rashiqit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar ashpër pas deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili tregoi se kryeministri Albin Kurti vendosi t’ia transferojë Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë, duke i thënë “Do ta bëjmë këtë për ty”.

Ramosaj në emisionin “Kosova Live” e ka quajtur këtë deklaratë shokuese dhe të papranueshme, duke theksuar se tema e Manastirit është shumë e ndjeshme dhe nuk duhet trajtuar për interesa personale apo politike.

- Advertisement -

“Na ka shokuar kjo deklaratë. Tema e Manastirit është temë delikate dhe me u qu një kryeministër me bo për hatër të dikujt është e papranueshme dhe pa precedent”, u shpreh Ramosaj, duke shtuar se çështje të tilla duhet të trajtohen me kujdes institucional dhe në përputhje me interesat e shtetit të Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat