spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
00:10
HomeKosovaKusari-Lila ngre alarmin për kërcënimet ndaj presidentes Osmani

Kusari-Lila ngre alarmin për kërcënimet ndaj presidentes Osmani

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar gjuhën ofenduese, kërcënuese dhe nxitjen e urrejtjes ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Ajo thotë se gjuha ofenduese nuk është arsyetim dhe fyerjet nuk janë argument.

- Advertisement -

“Ato janë delikuencë dhe mbeten të papranueshme në çdo debat publik”.

“Debati publik duhet të ndërtohet mbi ide, argumente dhe respekt, asesi mbi fyerje, kërcënime e mizogjeni. Demokracia nuk mbrohet me fyerje, por me argumente”, shkroi ajo në një postim në “Facebook”.

- Advertisement -

Ajo shton se ruajtja e një kulture komunikimi që nuk nxit urrejtje, por promovon dialog konstruktiv është përgjegjësi e të gjithëve e qytetarëve, mediave dhe akterëve politike.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat