spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
00:20
HomeKosovaOsmani për shpërndarjen e Kuvendit: U konsultova me dhjetëra juristë brenda dhe...

Osmani për shpërndarjen e Kuvendit: U konsultova me dhjetëra juristë brenda dhe jashtë kabinetit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se për dekretin që iu drejtua Kushtetueses është konsultuar me dhjetëra juristë.

“Ky nuk ka qenë një vendim që e kam marrë vetë, por pasi kam konsultuar dhjetëra juristë edhe nga kabineti im dhe jashtë tij. Të gjithë njëzëri e kanë pas të njëjtin vlerësim”, tha Osmani te Çim Peka.

- Advertisement -

E pyetur a është e lirë Gjykata të marrë një vendim të pavarur në rastin e saj, ajo tha “do të duhej të ishte e lirë”, dhe shpreson që askush “të mos tentojë presion ndaj gjykatës”, u shpreh ajo.

Ajo tha se cilido vendim i Gjykatës për të do të jetë i mirëseardhur.

- Advertisement -

Tutje, derisa po flet për dekretin që iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, presidentja Vjosa Osmani tha se “nuk është pejgamber të mos bëj gabime”.

“Unë nuk jam Pejgamber që të mos bëj asnjëherë në jetë gabime. Prandaj ekziston Gjykata Kushtetuese”, tha Osmani.

“Edhe për president paraprak edhe për kuvend edhe për këtë kryeministër, ka dhjetëra herë që e kanë shkelur Kushtetutën. Përderisa unë jam e bindur vetëm duke u bazuar në interesin publik e kam marrë këtë vendim”, shtoi ajo për dekretin e nxjerrë nga ajo.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat