Një nga veprat e piktorit impresionist Claude Monet është shitur në një ankand në Sotheby’s në New York për një shumë që kalon 100 milionë dollarë.
Piktura, e realizuar në fund të shekullit XIX dhe pjesë e serisë së famshme të peizazheve impresioniste të Monet, ishte në pronësi private për dekada dhe u shfaq për herë të parë në tregun e ankandeve pas shumë vitesh, transmeton KultPlus.
Ekspertët e artit thonë se çmimet e veprave impresioniste kanë shënuar rritje të vazhdueshme në tregun ndërkombëtar, duke e bërë këtë periudhë një nga më të kërkuarat nga koleksionistët.



